Zbulo të panjohurën

Këta janë babë, bir e nip që u plagosën sonte në Pejë nga djali i biznesmenit nga Deçani

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.


Djali i biznesmenit deçanas, Adem Rrustemaj, Melosi, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Shaban e Andi Dobraj, shkruan Reporteri.net.

Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Shabanit, Fisniku, i cili mbeti poashtu i plagosur.

Dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur më lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.