Zbulo të panjohurën

Këtu mund të ndiqni drejtpërdrejt rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

ë martën do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA. Joe Biden dhe Donald Trump garojnë për të marrë mandatin 4-vjeçar. Fushata elektorale u mbyll të hënën

“Zëri i Amerikës”, do të sjell në kohë reale rezultatet nga zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA.

Ndërkohë, derisa presidenti aktual kërkon mbështetjen e amerikanëve në shtetet e papërcaktuara, kundërshtari i tij e ka të nevojshme një fitore në Pensilvani, raporton The Wall Street Journal.

Në një vrull tensioni politik në SHBA, ankth shëndetësor dhe pasiguri ekonomike, kandidatët për president kanë zhvilluar fushatat e tyre të fundit të hënën.

Zyrtarët e zgjedhjeve kanë thënë se numërimi mund të zgjas për shkak të vëllimit të fletëvotimeve me postë që marrin kohë shtesë.