Zbulo të panjohurën

Kishte gjakderdhje nga hunda”, 20-vjeçarja detyrohet të përdorë drogë në Gjakovë

Mbrëmë rreth orës 19:00, një i dyshuar mashkull e ka detyruar një vajzë në Gjakovë që të përdorë substanca narkotike.

Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai thotë se pasi viktima është detyruar që të përdorë substancën e dyshuar narkotike, ajo ka pasur gjakderdhje nga hunda dhe aktualisht është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës.

Ai po ashtu tha se deri më tani janë intervistuar dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë të rastit.

Ndërkaq personi i cili dyshohet se e ka detyruar viktimën që të përdorë substanca narkotike gjendet ende në arrati dhe deri më tani nuk ka ndonjë informacion lidhur me identitetin e tij. /Reporteri.net/.