Zbulo të panjohurën

Kjo është arsyeja e arrestimit të katër zyrtarëve të Telekomit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të lartë të Telekomit pasditën e së martës.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se zyrtarët e arrestuar po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë Kelani.

Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6

Derisa po raportohet se të arrestuar janë dy ish drejtorë të Telekomit./Gazeta inFokus/LAJMI I FUNDIT: Arrestohen dy ish-drejtorë të Telekomit të Kosovës