Zbulo të panjohurën

Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Kosovë

Mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuarnjofton Ministria e Infrastrukturës.


Reshjet e lehta të borës të përcjellura gjatë vikendit, kanë bërë që të ketë intervenime shtesë në pothuajse të gjitha rrugët e mirëmbajtura ngë Ministria e Infrastrukturës, por që kjo nuk ka ndikuar në krijimin e vështirësive në komunikacion.

“Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, MI informon si në vijim:

-Shkaku i mjegullës, temperaturave nën zero (-0) dhe borës, në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është intervenuar me shpërndarje të kripës dhe rërës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese. Rrugët mbeten të lira për qarkullim në këtë pjesë.

-Bora nuk e ka penguar qarkullimin e lirë të automjetve as në rajonin e Pejës. Në këtë pjesë është intervenuar me largim të borës dhe shpërndarje së kripës sipas nevojës, duke theksuar intervenimet shtesë në viset malore të rrugës N9 Pejë-Kuqishtë-Bogë.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Ferizajt është krejtësisht e lirë për qarkullim, pa intervenime shtesë, apo ndonjë pengesë tjetër e krijuar shkaku i ndryshimeve atmosferike.

-Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.

-Në rajonin e Gjakovës është bërë shpërndarja e kripës në pothuajse të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI, si preventivë ndaj krijimit të ngricave dhe sigurisë në komunikacion. Përndryshe, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.

Bora nuk e ka penguar qarkullimin e lirë të automjetve as në autoudhët e Kosovoës. Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese.

Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për gjendjen e rrugëve, mirëmbajtjes dimërore të tyre, vështirësive eventuale dhe sigurisë në komunikacion.

MI gjithashtu bën apel te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe ruajtje të sigurisë gjatë sezonës dimërore”, thuhet në njoftimin e MI-së.