Zbulo të panjohurën

Kështu dukej Prishtina pak ditë para çlirimit në vitin 1999 (Video)

Rreth ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet e NATO-s, serbët kishin zgjedhur që të festonin në Prishtinë, pa e ditur se kjo ishte festa e fundit e tyre në Kosovë.

Në prill të vitit 1999, një grup serbësh kishin vendosur të protestonin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s, ndërsa në këtë protestë ishin përdorur edhe fëmijët të cilët shihen duke mbajtur pankarta kundër NATO-s.

Në protestën që ishte mbajtur para Teatrit Kombëtar që sot është sheshi “Skenderbeu”, kishte edhe valle dhe muzikë.