Zbulo të panjohurën

Koha kur Mihrije Braha e merrte Armend Rexhepagiqin nëpër koncertet e saj (Video)

Para një muaji, Armend Rexhepagiqi, mbajti një koncert në Klan Kosova, duke rikthyer tek adhuruesit e tij, hitet e vjetra dhe krijimet më të mira të këngëtarit. Shpërthyen rrjetet sociale me komentet pozitive për këngëtarin e “përmasave të mëdha” duke shfaq simpatinë dhe nevojën për ta pasur aktiv këngëtarin që është larguar tash e sa kohë nga skena.

Por a e dini, që Armend Rexhepagiq nuk ka qenë aq i kërkuar nga publiku, në kohën kur krijoi hitet që edhe tash dëgjohen?! Madje, sic shkruan Magazina.al, Armendi dhe Aida nuk arrinin t’i tejkalonin as Mihrijen dhe Naimin. Këta ta fundit, madje i merrnin me vete nëpër koncerte e tyre si mysafirë.

Në një video që është publikuar nga TV Uskana e Maqedonisë, shihet një interviste që ka dhënë Mihrije Braha gjatë një turneu në Maqedoni.

Në këtë koncert organizuar para lufte, Mihrije Braha është ylli, kurse Armendi dhe Aida janë pjesmarrës në koncertin e saj.

Para koncertit në Kërcovë, Mihria dhe mysafirët e saj dhanë këtë intervistë: