Zbulo të panjohurën

Kolonel Sefer Isufi: Ky është plani i FSK-së për furnizim me armatim dhe municion

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për ushtrinë e vendit. Kjo është shuma më e madhe që është ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes. Krahas planifikimeve për rrjedhjen e mjeteve, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë fokus dhe furnizimin me armatim dhe municion.

Kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes nthotë se janë duke punuar projekte infrastrukturore që lidhen me ngritjen e kapaciteteve në sistemin e mbrojtjes me armatim dhe municion.

“Sistemet e mbrojtjes me armatim dhe municion do të jenë të fokusuara në plotësimin e aftësive dhe kapaciteve operacionale të regjimenteve tona të kombësisë. Pastaj fokusin do ta kemi edhe për mbështetje të regjimentit ushtarak dhe mbështetjes në shërbime” ka thënë kolonel Isufi për Insajderin.

Sipas tij, kjo shumë do të shërbej ekskluzivisht për realizimin e objektivave për fazën e dytë të tranzicionit.

“Lajmi për ndarjen e buxhetit prej 100 milionë euro ka qenë lajm i mirë. Me ketë buxhet kemi komoditetin t’i realizojmë të gjitha objektivat tona për vitin 2022. Ky buxhet do të jetë ekskluzivisht ne realizimin e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit”, tha Isufi