Zbulo të panjohurën

Konfirmohen 11 të vdekur dhe 478 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 478 raste të reja dhe 11 persona vdiqën si pasojë e COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, përmes një konference për media.

“Janë testuar 1 mijë e 530 mostra, ku prej tyre 478 raste pozitive, si dhe janë raportuar 11 raste të vdekjes”, tha Ramadani.