Zbulo të panjohurën

Konjufca akuzon rëndë kryetaren e KQZ-së: Ajo po ndikon kundër Albin Kurtit, po duan eliminim politik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ndonjë informacion se a ka ardhur në zyrën e VV-së ndonjë dokument që ia ndalon liderit të kësaj partitë, Albin Kurtit garimin në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Konjufca thotë se personi i vetëm që po ndikon në KQZ kundër Albin Kurtit është kryetarja e komisionit, Valdete Daka.

“Unë nuk kam informacion se ka ardh ndonjë dokument i cili ja ndalon Albin Kurtin dhe të tjerëve kandidimin për deputet. Krejt cka e di eshte qe nje kërkese KGJK ja kthy KQZ per te cilën dua të flas.

Mendoj qe jemi në rrezik te demokracisë në Kosovë. Albin Kurti dhe të tjerët e kanë kryer atë veprim në të mirë të shtetit të Kosovës. Kjo nuk është një vepër penale e cila ka qenë diçka në drejtim të dëmtimit të njerëzve apo dëmtim të shtetit tonë.

Personi i cili në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive edhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata po dojnë eliminim politik”, tha Konjufca në Rtv Dukagjin.