Zbulo të panjohurën

Koronavirusi po u merr jetën të rinjve kosovarë, sot vdiq një 31 vjeçar

Koronavirusi nuk po u merr jetën vetëm të moshuarve në Kosovë. Nga ky virus po vdesin edhe moshat e reja.


Ka tri ditë me radhë që në Kosovë po konfirmohen numër i madh i të vdekurve, e në mesin e tyre edhe qytetarë të moshave të reja.

Së fundmi në Kosovë ka vdekur një 31 vjeçar i prekur nga ky virus. Ai është në mesin e 11 viktimave që në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirus, shkruan Reporteri.

I ndjeri është nga Komuna e Mamushës, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thekson njoftimi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, vdiq edhe një 41 vjeçar nga Podujeva, i cili ishte i prekur me koronavirus. Gjersa para dy ditësh u raportua për një 38 vjeçar nga Prishtina që humbi betejën me Covid-19.