Zbulo të panjohurën

Kosnett: E urova Kurtin për fitoren – kërkojmë ndërtimin e shpejtë të institucioneve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se në takimin e sotëm me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ndërtimin e shpejtë të institucioneve.

“Kisha nderin që të takohesha me Albin Kurtin dhe ta uroja për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Bashkë diskutuam për rrugën përpara të Kosovës”, është shprehur Kosnett, transmeton KlanKosova.tv.

“Thërrasim partitë që të punojnë shpejt për formimin e Qeverisë dhe Kuvendit në mënyrë që t’u shërbehet qytetarëve dhe të adresohen sfidat e nevojshme”.