Kosova me mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19
Ka disa javë që në Kosovë është shënuar rritje e rasteve ditore me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë testuar 358.537 persona ndërsa kanë rezultuar pozitvë me koronavirus 77.827 qytetarë dhe janë shëruar 65.060.
Në vendin tonë deri më tani kanë vdekur me COVID-19 1.715 persona, transmeton Zeri.info.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 11.058.