Zbulo të panjohurën

Kosovarët nuk binden, 912 gjoba për mosrespektim të masave në 24 orët e fundit

Një numër i lartë i gjobave janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në vend për qytetarët që kanë shkelur masat e përcaktuara nga ana e Qeverisë për mbrojtjen nga koronavirusi.


Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shqiptuar 912 gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-COVID.

Kosovarët nuk janë treguar po ashtu as respektues ndaj rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se 950 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq kanë ndodhur 51 aksidente, ku gjashtë prej tyre 14 kanë qenë me të lënduar, 35 me dëme materiale dhe 2 me fatalitet.

PK-ja po ashtu bën të ditur se gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 7 persona, 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.