Zbulo të panjohurën

Kosovari nga Hasi shpërndanë bukë falas për të prekurit e tërmetit në Kroaci

Teksa Kroacia u trondit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale, të shumtë janë personat që janë solidarizuar, duke ofruar ndihmën e tyre.

Mes personave që nuk kanë kursyer ndihmën e tyre është edhe një shqiptar nga Hasi, i quajtur Alban Morina, i cili ka shpërndarë bukë për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Morina ka publikuar foto në “Facebook” dhe ka shkruar  “E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”

Alban Morina, pronari i një furre në zonat e prekura ka filluar të shpërndajë bukë për të pastrehët me qëllim përballimin e situatës.