Zbulo të panjohurën

Kreu i Komunës së Kllokotit arrestohet nën dyshimet për dallavere me vota

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai është ndaluar për 48 orë.

“Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanovic, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake”, thuhet në njoftim.