Zbulo të panjohurën

Krim i tmerrshëm, KFOR-i nxierr trupat e shqiptarëve të hedhur në bunarë gjatë luftës (Video)

Forcat serbe kanë bërë krime më çnjerëzore ndaj shqiptarëve në luftën e viteve ’98-’99.

Një nga krimet më të tmerrshme, i cili ishte zbuluar menjëherë pas luftës, ishte edhe hedhja e trupave të vrarë në bunar, si tentim për të fshehur krimin, shkruan Magazina.al.

Menjëherë pas luftës, KFOR-i ishte tmerruar kur nga banorët e fshatit Strellc të Dragashit, kishte marrë informacione se në disa bunarë të fshatit ishin hedhur trupat e shqiptarëve.

Në pamjet e asaj kohe, shihen trupat e KFOR-it gjermanë duke nxjerrë trupa të shqiptarëve nga bunarët.

KFOR-i kishte zbuluar se 10 deri në 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur në prill të vitit 1999.

Pamjet më poshtë: