Zbulo të panjohurën

Kryeministri Hoti pas vizitës në Infektive: Përballja me coronavirusin një situatë lufte

KryeministriAvdullah Hoti pas vizitës që zhvilloi sot në mëngjes në Klinikën Infektive së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, përballjen me Covid-19, e quajti si një luftë ku çdo ditë ka viktima.

Ai tha se numri i personave që kanë përfunduar me fatalitet pas infektimit është më i ulët nëse krahasohet me rajonin.

“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Hoti, teksa ka përgëzuar stafin për punën.

“I përgëzoj stafin për punën, dedikimin që kanë pas por tash në përballje me valën e dytë duhet të rrisim nivelin e angazhimit. Numri i rasteve fatale së paku dje s’ka qenë shumë i lartë, krahasim me rajonin po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që të ju qëndrojmë afër dhe t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Ne do të jemi në baza të rregullta në vizitë në klinikë”, tha ai.