Zbulo të panjohurën

Kryetarët e komunave nuk i shkojnë në takim Kurtit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka marrë vendim që kryetarët e komunave të mos i shkojnë në takim kryeministrit, Albin Kurtit.

Kështu ka mësuar Gazeta Infokus nga burimet e saj brenda këtij bordi.

E arsyeja kryesore si pas këtyre burimeve është se Kurti ka larguar në mënyrë arbitrare nga Komuniteti për menaxhimin e Covid 19.

Ndryshe, Kurti sot në orën 10:00 në agjendën e tij ka paraparë takim më kryetarët e komunave me qëllim që diskutojë me ta rreth situatës pandemike, Covid-19.