Zbulo të panjohurën

“Kryqin e shkavit asht mirë m’ja ngul në ballë”, Kërcënime e ofendime të llahtarshme ndaj Dakës në grupin meKryeministrin

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka marrë kërcënime të shumta pasi  47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit, në mesin e tyre edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ofendimet e sharjet ndaj saj ishin të shumta në rrjetet sociale. Në grupin “MeKryeministrin” është postuar një fotografi e Valdete Dakës në fron, e cila u përcjellë me sharje, madje disa prej tyre edhe ia uruan vdekjen.

Disa nga komentet ishin: “Farë e f**qt he bota nanen ia q**ft”, “e shpifur”, “hajdujka”.

Njëri nga komentuesit tha se “n’sabah kryqin e shkavin asht mire m’ja ngul në ball”.