Zbulo të panjohurën

Kur pritet të ketë borë në Kosovë – moti për 5 ditët e ardhshme

Deri në fundjavë “Prishtina Weather” parashikon mot stabil, pa ndryshime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe kushte për mjegull në ultësira. Të hënën më ftohtë, mundësi edhe për reshje shiu e bore.

Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

Datat:

26.11 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta.

27.11 – Kryesisht kthjellët dhe me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe ftohtë, viseve të ulëta me mundësi për mjegull.

28.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Në pjesët tjera kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite vransirat do të shtohen.

29.11 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

30.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.

Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C.

Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.