Zbulo të panjohurën

“Kur t’kruhet, t’shkruhet”, Gold Ag komenton sërish rrahjen e gazetarit

Gold Ag ka komentuar deklaratën e gazetarit Valon Syla.

Sulmin ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të deklaratave të tij për diasporën u komentuan pothuajse nga të gjithë.

Kishte prej atyre të cilët i dhanë përkrahje dhe e dënuan dhunën e shprehur ndaj gazetarit por kishte edhe prej atyre që ishin në krah të personit i cili kreu sulmin.

Nga fytyrat publike ka reaguar edhe këngëtari Gold AG, me një postim në rrjete sociale pasi Valon Syla i përmendi emrin në një nga debatet ku ishte i ftuar.

Goldi e publikoi videon në “Instagram“, ku dëgjohet Valon Syla duke thënë se këngëtari është njëri nga ata që i konvenon të mbështes diasporën pasi nuk dëshiron t’i humbas mbrëmjet muzikore.

Këngëtari e ka publikuar videon në “Instagram” dhe në mbishkrim ka shkruar: “Kur të kruhet, të shkruhet”.