Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka ururar për përvjetorin e 13të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës,
Kurti është shprehur krenar dhe i ndërgjegjshëm për sfidat, raporton Gazeta Express.
“Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se do të punojë për t’i nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
“Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë dhe të prosperojmë”, shkroi Kurti në Twitter.