Zbulo të panjohurën

Ky është autori i këngës “Nuse, mësuese”, që u vlerësua si tekst që shkelë gratë

Kënga “Nuse, mësuese”, që gjatë ditë së sotme morri një vëmendje të madhe dhe u kritikua për përmbajtjen e tekstit të saj si promovim i nënshtrimit të grave është shkruar nga kompozitori i njohur kosovar Ilir Berani.


Kompozitori Berani deri më sot ka kompozuar një numër të madh të këngëve të cilat ndër vite kanë qenë disa prej hiteve më të mëdha e më të dëgjuara të kohës.

Mirëpo kënga e fundit e kënduar nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli ka marrë një vëmendje të madhe dhe një numër të madh të komenteve negative pasi që konsiderohet që nxitë nënshtrimin e grave.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore gjatë ditës së sotme ka reaguar nëpërmjet një statusi ku ka shkruar se këngë të tilla i kontribuojnë vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme.

Kurse vetë këngëtarja, Gresa Behluli ka reaguar duke shkruar se nëpërmjet kësaj kënge kanë tentuar që nëpërmjet këtij teksti të bëjnë satirë dhe të ironizojnë me botëkuptimet e ndryshme mes gjeneratave.