Zbulo të panjohurën

Ky është moti për ditët e para të dhjetorit në Kosovë

Java e parë e dhjetorit po parashihet të jetë më dinamike, me depërtime ciklonike nga rajoni, parashikon “Prishtina Weather”.

Më 1 dhjetor kur edhe fillon stina e dimrit meteorologjik, do të kemi temperatura dimërore, me temperaturë maksimale që do të zbres fare pranë 0C.

Nga mesi i javës një tjetër ciklon nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, e më pas nga veriu i rajonit, e që parashihet të sjellë kushte për reshje shiu ditën e enjte dhe të premte. Ndërkohë rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin rritje të temperaturës së ajrit pak mbi vlera mesatare. Vetëm në vise të larta malore parashihen kushte për reshje bore.

Nga dita e martë kohëpaskohe sërish do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, por se nga dita e mërkurë ditën mund të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.