Zbulo të panjohurën

Labi pas rrëzimit të Hotit: Hajde përhajër

Ish-deputeti Labinot Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri ka reaguar duke publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook.Sipas ish-deputetit, me këtë vendim të Kushtetueses do të bëhet mirë në Kosovë.

“Hajde për hajër se po bahet mire”, ka shkruar ai.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/