Zbulo të panjohurën

Lajm i mirë për Invalidët e UÇK-së: Qeveria ua heq shpenzimet për protezat

Qeveria e Kososvës në detyrë ka mbajtur mbledhje virtuale në mëngjesin e sotëm.

Në takimin online, Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së.

Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Kujtojmë se sot Qeveria në detyrë ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.

Kurse me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.