Zbulo te panjohurën

Bahtiri merr vendim: Xhamia do të ndërtohet

Ndërtimi i xhamisë në Mitrovicë është bërë “mollë sherri” javëve të fundit. Banorët kanë dalur kundër ndërtimin të kësaj xhamie duke thënë se kanë më shumë nevojë për institucione arsimore.

Por, pavarësisht pakënaqësive, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që xhamia të ndërtohet.

“Pas takimit me qytetarë dhe kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, kam marrë vendim që nesër në ora 11:00 të vihet gurthelemi i ndërtimit të xhamisë në Shupkovc. Ky është një vendim i pakthyeshëm sepse perveç BIK-ut, për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit kanë bërë kërkesë edhe qytetarët.

Me gjithë respektin për të gjithë ata që kundërshtojnë, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta anuloj vendimin për ndërtimin e xhamisë.

Ashtu siç e kam përkrahur gjithëherë, edhe kësaj radhe e përkrahu dhe vlerësoj kërkesën e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë në Shupkovc.

Nuk do të lejoj që askush të pengoj ndërtimin e kësaj xhamie, sepse ajo është një objekt i shenjë” shkruan Bahtiri në njoftim.