Zbulo te panjohurën

E turpshme:Mërgimtarit ia dëmtojnë shtëpinë e re në vendlindje

Një mërgimtarit nga Gjilani, i cili jeton në Zvicër, i është dëmtuar rëndë shtëpia e re. Ai nuk mund ta fshehë trishtimin që ka përjetuar kur ka gjetur shtëpinë e tij të zhytur në vaj të zi.

Bekim Govori është shumë i dëshpëruar që i është dëmtuar shtëpia. Ai ka treguar për albinfo.ch se shtëpia e dëmtuar ndodhet në Stanishor, në afërsi të Gjilanit.

Ai e ka ndëtuar shtëpinë në këtë zonë, duke menduar se e ka më qetë dhe kur të kthehet në pushime mund të relaksohet në vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“E kam përjetur shumë keq sepse parat e investuara këtu në Kosovë i kam kursyer me shumë mundim duke futur tërë kursimin në këtë shtëpi dhe në fund nuk e gëzoj”, shprehet ai i mërzitur.

Shtëpia Bekimit është goditur me vaj të djegur të motorëve të makinave. Ai bënë me dije se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës e cila është duke e hetuar.

„Unë nuk kam asnjë problem me askë dhe nuk e di kush ka mundur të bëj këtë“, shprehet Govori për albinfo.ch.

Gjithashtu ai nuk i kupton motivet se çfarë ka mundur t’i shtyjë keqbërësin apo keqbërësit për të dëmtuar shtëpinë e tij. Ai e ka quajtur këtë akt të turpshëm, i cili ndikon negativisht tek mërgimtarët që planifikojnë të ndërtojnë shtëpi në Kosovë.

Vaji i djegur ka dëmtur rëndë fasadën e shtëpisë, dyshemenë dhe kubëzat në oborr.

„Kjo nuk mund të pastrohet.  Ulja (vaji) nuk lahet, me duhet ta ndërroj dyshemenë, t’i ndërroj kubëzat dhe ta bëjë fasaden e re.  Dëmi është mijëra euro“, thotë për albinfo.ch gjilanasi i dëshpruar.

Bekim Govori ndryshe është anëtar i klubit motoristik “Plisat” dhe ka kontribouar në ndërtimin e tri shtëpive në Kosovë. Kurse sivjet, tregon ai, janë në ndërtim të shtëpisë së katërt për një familje të pastrehë me banim në Shkup. Megjithatë, aktiviteti i tij human nuk e ka kursyer atë nga ky vandalizëm.