Zbulo te panjohurën

Ferat Shala viziton Kishnicën, shpalos planin që ka për Minierat e Kosovës

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral, kësaj radhe duke vizituar minierën e Kishinicës.

Ish drejtori i Trepçes, të shtunën i është kthyer minierës për të parë kushtet e punës së punëtorëve në këtë vend por edhe për t’u treguar minatorëve planet që ai dhe PDK për minierat e Kosovës.

Doktori i shkencave gjeologjike  u prit nga udhëheqësit e minierës të cilat kanë vlerësuar si shumë serioz planet që Shala ka për këtë minierë e cila aktualisht nuk është në gjendjen më të mirë të saj.