Zbulo te panjohurën

Lufta e Kosovës në sytë e 7-vjeçare, kështu rrëfente Eranda (Video)

Eranda ishte vetëm 7-vjeçare kur bashkë me familjen e saj ishte detyruar të ikin nga lufta në Kosovë.

Në kohën sa ishte në kampet e refugjatëve në vitin 1999, Eranda kishte rrëfyer përjetimin e luftës, duke treguar se nuk e dinte çfarë ishte lufta, por që e ka mësuar më kalimin e kohës, transmeton Magazina.al

“Atë ditë ishim në shkollë, kur pamë shumë vetura, thamë çka u bë, shumë njerëz i pashë, bartshin torba, kur ishim duke luajt llastik në oborr tonin pamë tenkat, e mami fshinte xhamat”, rrefen 7-vjeçarja.

Eranda më tej e vazhdon rrëfimin, duke i treguar shoqës së saj se si ka qarë kur ishte ndarë nga babai nga frika se nuk do ta sheh më dhe se gjithçka që kishte i kishte mbetur në shtëpinë e saj në Kosovë.

Për më shumë ndiqni rrëfimin e saj: