Zbulo te panjohurën

Kryetari i Suharekës del në terren për të inspektuar punimet, kritikon punëtorët: Kjo punë nuk pranohet

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së sotme ka dalë në terren për të inspektuar punimet që po kryhen gjatë shtrimit të një rruge në Samadrexhë.

Gjatë inspektimit Muharremaj ka vërejtur se trashësia e asfaltit nuk ishte në nivel, andaj ua ka bërë me dije punëtorëve se kjo punë nuk do të pranohet, shkruan Reporteri.net.

Muharremaj ka bërë me dije se verifikimi i punës në terren do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme dhe se nuk do të ketë tolerime për askënd.

“Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet.
Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime” shkruan Muharremaj në Facebook.