Zbulo te panjohurën

Ngjarje e rëndë në Ferizaj, vritet një vajzë. Dyshohet i dashuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Ferizajt.
Një vajzë ka vdekur pas goditjes më thikë që ka marrë nga një person. E ndejra L. S (identiteti i njohur për magazina.al) dyshohet se është goditur nga i dashuri i saj. Dëshmitarët i kanë treguar magazina.al se ngjarja ka ndodhur në një lokal nate në magjistralen Ferizaj-Kaqnik, dhe arysejet janë për motive xhelozie.
Magazina.al ka kontaktuar me policinë e Ferizajt por zëdhënësi ka thënë se në raportin që ka marrë nuk ka figuruar ky rast.

Ndërkohë familja dhe shoqëria përmes postimeve në facebook kanë njoftuar për vrasjen  e të ndjeres nga Gjilani por që punonte në Ferizaj.
Po ashtu familja kane njoftuar edhe per kohen e varrimit