Zbulo te panjohurën

Pas Lindita Halimit edhe Jonida Maliqi thotë se RTSH i ka borxh pas Eurovisionit

Jonida Maliqi e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion, por deklaron se ende nuk ka marrë asnjë kacidhe.

E ftuar në emisionin “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës” (kenga fituese e ketijfestivali shkon ne Eurovizion)

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr,“-tha Jonida.

Por nuk është vetëm Jonida, ajo që ka akuzuar RTSH për borxh, edhe këngëtarja kosovare Lindita Halimi e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2017, kishte thënë se RTSH nuk e ka paguar, transmeton Magazina.al

“Të ardhmes si dihet! Por momentalisht RTSH akoma më ka borxh, kështu që s’besoj”- kishte thënë Lindita në një përgjigje në Instagram.

Ajo që dihet është se këngëtarët të cilët fitojnë “Festivalin e RTSH” që mbahet në dhjetor, ndërpresin të gjitha projektet e tyre deri në muajin maj, për t’iu përkushtuar këngës me të cilën do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, ndërsa RTSH ka një buxhet të caktuar që I dedikohet vetëm pjesëmarrjes në këtë garë./Magazina.al/