Zbulo te panjohurën

Për një ditë në Kosovë 50 aksidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej tyre, 17 me të lënduar, ndërsa 33 pa të lënduar.

Sa i gjobave në trafik, zyrtarët policor kanë shqiptuar 1419 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, gjithsej janë arrestuar 22 persona. Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje.