Zbulo te panjohurën

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

Policia e Kosovës raporton se në Podujevë, në mesnatë ka pasur të shtëna me armë zjarri

Persona në një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy  gëzhoja të kalibrit 7.65 mm ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. 

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./GazetaExpress