Zbulo të panjohurën

Lajmërohet Cima, tregon se si e ka gjendjen pasi u infektua me Covid-19

Humoristi Rasim Thaçi – Cima është në gjendje stabile shëndetësore pas infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet Facebookut.

Aktori thotë se është në oksigjeno-terapi dhe po merr tretmanin e duhur. Ai ka falënderuar qytetarët që kanë kaluar koronavirusin dhe u shprehën të gatshëm të dhurojnë gjakun që ai të shërohej nga plazma e gjakut.

“Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë’, shkroi ai.

Shkrimi i plotë i Cimës në Facebook:

Përshëndetje të gjithëve

Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.

Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.

Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.

Respekt

Cima