Zbulo të panjohurën

LDK publikon emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Melihate Termkolli jasht listes

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë ka publikuar listën me emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Në këtë listë janë 131 emra, duke përfshirë edhe kryetarin e ri. Aty përfshihen deputetët e rinj, kryetarët e degëve dhe emra të tjerë.

Siç bëhet e ditur në njoftim të LDK-së, Kuvendi të dielën ka autorizuar kryetarin të plotësojë listën edhe me 10 vende të tjera si “pjesë e hapjes së partisë”.

Sipas statutit të kësaj partie, KP-ja është organi më i lartë i LDK-së në mes të dy Kuvendeve Zgjedhore. Këshillin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi i LDK-së.

Ky këshill mund të zgjedhë edhe kryesinë e partisë.