Zbulo të panjohurën

LDK shkarkon Haxhi Avdylin dhe tre zyrtarë të tjerë

LDK ka shkarkuar Haxhi Avdylin dhe tre zyrtarë të tjerë. Vendimi është marrë në degën e LDK’së në Prizren.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sekretari i LDK’së në Prizren, Nderim Gashi.

Ai ka thënë se ky ka qenë qëndrim i degës.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren në mbledhjen e saj të mbajtur më 03.01.2021,duke u bazuar në nenet 11,14 të statutit të LDK-së, mori vendim në mënyrë unanime, se ;

1.            Haxhi Avdyli

2.            Arsim Berisha

3.            Artan Hoxha

4.            Fadil Berisha,

Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.

Kundër këtij vendimi, palët e paknaqura mundë të bëjnë ankesë, në instancën më të lartë të partisë, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së këtij vendimi.

Kryesia e LDK-së,

Dega në Prizren