Zbulo të panjohurën

Limaj godet Hoxhajn: Ka thënë se kërkon azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është̈ përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të mos votohet Nisma.

Limaj ka thënë se Enver Hoxhaj është mësu me i pas gjithmonë të gatshme edhe partinë e ka marrë të gatshme keni për ta parë ku do ta cojë, sepse ku ka shkuar i ka zvogëluar.

“Kur vijnë në shqip dhe na çojnë ndonjë mesazh duhet me ua kthy selamin”

Lideri i Nismës ka thënë se atë s’ka mund ta ndalë Serbia e po e ndal Enver Hoxhaj.

“Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe çdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhën, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtar të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë̈ do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UÇK-së”.

“Unë gjithmonë e kam nis duke e ndërtuar e kam zhvillu dhe e kam rritë. Dallimi tjetër është se ai kurrë një beteje s’ka zhvillu as politike e për këtë tjetrën, s’po flas për beteja tjera, ju e dini më mirë.”

Limaj këtë komente i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Malishevës.

Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj vetëm në filmat e Rambos ka pa çka është shpirti luftarak.

“Enveri nuk e di çka është përballja me jetën dhe vdekjen e ka pa në TV. I dashur Enver krejt jetën time që unë e kam rritur në këto troje është përpjekje e sakrificë, dallimi im është se kam qenë në mesin e popullit e ju jeni kanë spektator i asaj që ka ndodhë në Kosovë”.

Hoxhaj dje po në Malishevë në një takim me të rinjtë ka thënë që të mos i votojnë partitë që nuk munden ta kalojnë pragun dhe as të qeverisin më shumë se 50 ditë.