Zbulo të panjohurën

Lladrovci: Nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi Kurtit të kandidojë për deputet, si mund të udhëheq me Qeverinë?

Ramiz Lladrovci, e ka uruar Glauk Konjufcën për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai me këtë rast e ka pyetur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, se kur Gjykata Kushtetuese nuk ia lejoi atij të kandidojë për deputet, si mund të udhëheq me Qeverinë.

“Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë”.

“Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi z. Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë”.

“Tetori vjen shpejtë dhe nuk ka nevojë qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë!”.