Në njoftimin e policisë thuhet:
Rr.Ilaz Kodra Skenderaj, 08.12.2020-17:10.Raportohet se është bastisur një lokal me dyshimin e bazuar se po zhvillohej lojëra fati, ku gjatë kontrollit janë takuar 5 dëshmitarë meshkuj kosovarë ndërsa pronari nuk është takuar. Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar: 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.