Zbulo të panjohurën

Lushtaku mbledh qindra ushtarë në mbështetje të PDK-së

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se sot bashkë me kandidatin e PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhajn, kanë takuar familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët e UÇK’së në Skenderaj, shkruan Express.

Lushtaku ka shkruar në facebook duke thënë se bashkë me Hoxhajn, kanë premtuar përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufte dhe rritje të pensioneve.

Tutje, ai siguroi se ekziston mbështetja nga kategoritë e dala nga lufta për PDK’në. Sipas tij, me këtë mobilizim siç shihet në fotografi, PDK’ja do të dalë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Lushtakut:

Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit! SL

Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së…

Posted by Sami Lushtaku on Tuesday, January 26, 2021