Zbulo të panjohurën

LVV: Në disa vendvotime në Prishtinë s’ka fletëvotime, kjo është shkelje esenciale

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se në disa vendvotime në kryeqytet ka mungesë të vendvotimeve.

Manxhuka ka shkruar se qytetarët po presin më shumë se 20 minuta për të votuar.

“Ne disa vendvotime, sidomos ne Prishtine, nuk ka me fletvotime! Qytetaret jane duke pritur tash e me shume se 20 minuta. Kjo eshte shkelje esenciale per te ushtruar te drejten e votes”, ka shkruar Manxhuka.