Zbulo të panjohurën

Mahnitëse, i mituri që luftonte bashkë me UÇK-në, qante çdo ditë deri sa e pranuan (Video)

Ishte vetëm 16-vjeç, por deshirën e kishte të madhe që të bashkohej me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për shkak të moshës, UÇK-ja në fillim e kishte refuzuar, por Fitim Rama i cili në atë kohë ishte i mitur kishte insistuar shumë që të veshte uniformën dhe t’i bashkohej luftës, shkruan Magazina.al

Kjo deshirë e tij e madhe për të shkuar në luftë, në atë kohë kishte tërhequr vëmendjen e mediave suedeze të cilat e kishin intervistiaru Fitimin në kohën e luftës.

“Më ka zënë lufta atje dhe kam qendruar dy javë, kam qendruar me ushtrinë, ma kanë dhënë një pushkë”, degjohet duke treguar Fitimi në mediat e huaja.

Ndërsa eprori i tij tregon se si Fitimi kishte qarë shumë deri sa e kishin marrë në mesin e tyre.

Për më shumë shihni pamjet më poshtë: