Zbulo të panjohurën

Masat e reja: Hapet gastronomia dhe qendrat tregtare, ora policore nga 22:30

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar letësimin e masave të 7 prillit.

Sipas këtyre masave, nga kjo e hënë, institucionet publike dhe private të arsimit vazhdojnë aktivitetin e tyre të rregullt duke respektuar masat anti-COVID.

Gastroniamia lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre, në përputhje me udhëzuesin për gastronomi, vendosen masa të reja sipas të cilave duhet respektuar distanca mes tavolinave dhe numri maksimal i lehjuar për m2, raporton Zeri.info.

Qendrat tregtare zhvillojnë veprimtarinë, duke respektuar masat kufizuese për këtë kategori.

Kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë prej orës 22:30 deri në orën 05:00.https://zeri.info/inarticle.html

Referuar raportit të IKSHPK-së, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se nga 13 marsi deri më 16 prill, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 101053 dhe 2061 të vdekur.