Zbulo të panjohurën

Masat e reja: Qeveria kthen orën policore në Prishtinë dhe 6 komuna të tjera

Kryeministri i Kosvës, Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.


Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.

Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit, shkruan Reporteri.

Po ashtu në këtë orë do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe do të ndalohen hyre daljet.

Së shpejti lajmi i zgjeruar….