Zbulo të panjohurën

Mbahet seanca ndaj Skënder Krasniqit, avokati i tij thotë se gjendja e tij nuk është e mirë

Skënder Krasniqi sot ka dalë para gjykatës pasi dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi, ndërsa vendimi nuk është marrë ende për caktimin apo moscaktimin e paraburgimit ndaj tij.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i tij, Ramiz Krasniqi, i cili tha se vendimi do të merret pas gjysmë orë.

Avokati foli edhe për gjendjen e tij, ku tha se Skënder Krasniqi nuk ishte mirë, ndërsa tha se nuk ka ka folur fare gjatë seancës.

“Nuk është marrë vendimi hala. Nuk ishte mirë, nuk ka mujt as me folë”, tha Krasniqi.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Alberti u varros dje në varrezat e Prishtinës, ku të pranishëm ishin familjarë e shumë miq të tij.

Ndërsa, Skënder Krasniqi nuk ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.

““As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, ka thënë dje avokati i tij për Express.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./Express/