Zbulo të panjohurën

Mbi 150 nxënës dhe 81 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në Prishtinë, 13 shkolla kalojnë në mësim online

Ditëve të fundit është shtuar numri i të infektuarve në mesin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollat e Prishtinës.

Si pasojë e numrit në rritje të të infektuarve, 13 shkolla kanë kaluar në skenarin C të mësimit, apo mësim online, raporton Zeri.info.

Liridona Preniqi, Zyrtare e lartë e arsimit të mesëm të ulët në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur për “Zërin” se në kryeqytet janë infektuar mbi 80 mësimdhënës dhe mbi 150 nxënës dhe mbi 20 nga stafi tjetër i shkollave

Gjatë javës së kaluar prej 22-26.03.2021, kemi 81 mësimdhënës të infektuar,22 staf apo personel i shkollës dhe 152 nxënës të infektuar”, ka bërë të ditur Preniqi për “Zërin”.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur edhe listën e shkollave të cilat kanë kaluar në mësim online:

SHML “Abdyl Frashëri”

SHFMU “Ahmet Gashi”

SHFMU “Filip Shiroka”

SHML “Gjin Gazulli”

SHFMU “Naim Frashëri”

SHML “Xhevdet Doda”

SHFMU “Zenel Hajdini”

SHFMU “Ismail Qemali”

SHFMU “Sami Frashëri

SHFMU “Shkolla e Gjelbër”

SHFMU “Ahmet Gashi

SHFMU “Faik Konica”

SHML “Dr. Ali Sokoli”

SHFMU “Xhemail Mustafa” – njëri cikël 6-9

SHFMU “Prenk Jakova” vetëm fillorja, ndërsa e mesme në shkollë./Zëri