Zbulo të panjohurën

Mbi 270 të vdekur dhe 21 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë marsit në Kosovë

Edhe muaji mars në Kosovë ka qenë i rëndë me pandeminë, ndërsa në ditën e fundit të muajit janë shënuar raste rekord për këtë vit.

Gjatë muajit mars në Kosovë u regjistruar 21060 të infektuar, ndërsa vdiqen 273 persona me COVID-19, shkruan Zeri.info

Numri më i madh i rasteve është shënuar ditën e djeshme më 31 mars, ku u regjistruan 923 raste, ndërsa numri më i madh i viktimave u regjistrua më 24 mars me 17 të vdekur.

Kosova të dielën e fundit të muajit mars ka pranuar dozat e para prej 24 mijë vaksinave ndërsa këtë të hënë ka filluar vaksinimi i personelit mjekësor dhe personave mbi moshën 80-vjeçare dhe atyre me probleme kronike, ndërkohë kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë paralajmëruar rishikim të masave për ta ulur numrin e të infektuarve dhe viktimave.

Në anën tjetër, edhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar këtë javë se klinikat e QKUK-së dhe spitalet janë duke u rrezikuar me kapacitet e tyre, pasi numër i madh i pacientëve me COVID-19 po kërkojnë ndihmë në këto intitucione shëndetësore, ku aktualisht po trajtohen mbi 900 pacientë.